Militantët sulmojnë fshatin në Nigeri, të paktën 30 viktima

Të paktën persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një fshat në Nigeri. Momentalisht, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e kësaj ngjarje të rëndë.

Burimi: CNN

05.01.2026. 07:47

Militantët sulmojnë fshatin në Nigeri, të paktën 30 viktima

Persona të armatosur sulmuan me armë një fshat në Nigeri, duke vrarë të paktën 30 civilë.

Agresorët, ende të paidentifikuar, dolën nga një pyll pranë fshatit Kasuwan-Daji dhe i vunë flakën tregut, plaçkitën dyqane dhe rrëmbyen një numër të papërcaktuar njerëzish, bën me dije policia.

Sulmet dhe rrëmbimet nga bandat e armatosura kriminale, kanë qenë problem në Nigeri për vite me radhë, por në rajonet perëndimore dhe qendrore ato janë shtuar shumë kohët e fundit.

Zëdhënësi i policisë shtetërore të Nigerit, Wasiu Abiodun, tha se një ekip emergjence është vendosur për të ndihmuar të plagosurit dhe forcat e sigurisë po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi autoritetet njoftuan rihapjen graduale të shkollave , pas një rrëmbimi masiv që i detyroi ato të mbylleshin si pjesë e masave emergjente të sigurisë.

Në nëntor, më shumë se 250 nxënës dhe anëtarë të stafit të shkollës katolike St Mary në Papiri, u rrëmbyen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)