Pavarësisht, kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump, zv/presidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez vijon t’i qëndrojë besnike presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.
Mediat raportojnë se presidentja e përkohshme njoftoi të dielën ngritjen e një komisioni të posaçëm, detyra e vetme e të cilit ishte lirimi i Maduros dhe Zonjës së Parë.
Komisioni përbëhet nga ministri i Informacionit, Freddy Nanez dhe Jorge Rodríguez, kryetar i parlamentit dhe ministri i Jashtëm, Ivan Gil.
Teksa dihet vetëm misioni i këtij komisioni, nuk dihen ende rrugët që ai do të ndjekë për të liruar presidentin Maduro.
Nicolás Maduro dhe bashkëshortja u arrestuan të shtunën gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane dhe u dërguan në Shtetet e Bashkuara. Lideri i Venezuelës ndodhet tashmë në një paraburgim në Nju Jork ku akuzohet për trafik droge dhe terrorizëm.
Më herët gjatë ditës, Donald Trump në një intervistë për The Atlantic, paralajmëroi zv/presidenten dhe presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se nuk duhet ta sfidojë SHBA-në, pasi do të vuajë pasojat njësoj si paraardhësi i saj.
“Nëse nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro", tha presidenti amerikan në intervistën telefonike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)