Përballje titanësh në Atlantik, Rusia dërgon anijet e luftës për të shoqëruar cisternën që ndiqej nga amerikanët

Disa fregata ruse janë dërguar në Atlantic për të shoqëruar një anije cisternë të sanksionuar, e cila gjithashtu po ndiqej nga marina amerikane.

Burimi: BBC

07.01.2026. 07:42

Përballje titanësh në Atlantik, Rusia dërgon anijet e luftës për të shoqëruar cisternën që ndiqej nga amerikanët

Rusia ka dërguar disa anije lufte të marinës së saj për të shoqëruar një cisternë nafte që po ndiqet njëkohësisht edhe nga forcat amerikane në Oqeanin Atlantik.

Anija, e cila aktualisht është bosh, ka transportuar më parë naftë bruto venezueliane dhe besohet se ndodhej midis Skocisë dhe Islandës gjatë së martës.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të lartë, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar muajin e kaluar një “bllokadë” ndaj cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Qeveria venezueliane e ka quajtur këtë veprim “vjedhje” dhe pjesë të presionit amerikan ndaj vendit.

Anija, e njohur fillimisht si Bella 1, ishte ndaluar nga Roja Bregdetare Amerikane muajin e kaluar në Karaibe, nën dyshimet për shkelje sanksionesh dhe transport nafte iraniane. Pas kësaj, ajo ndryshoi kurs, emër dhe flamur, duke u riemërtuar Marinera dhe duke u regjistruar si anije ruse.

Zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se SHBA preferon ta kapë anijen sesa ta fundosë, ndërsa Komanda Jugore e ushtrisë amerikane ka bërë të ditur se mbetet e gatshme për të ndërhyrë kundër anijeve të sanksionuara.

Rusia, nga ana e saj, tha se po “monitoron me shqetësim” situatën, duke rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm mes dy fuqive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)