Zjarret në Australi djegin 300 shtëpi, raportohet një humbje jete

Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe qindra shtëpi janë djegur si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shpërthyer në Australi. Situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta.

Burimi: BBC

11.01.2026. 11:21

Zjarret në Australi djegin 300 shtëpi, raportohet një humbje jete

Një person ka humbur jetën dhe rreth 300 shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret masive që kanë përfshirë juglindjen e Australisë.

Flakët kanë shpërthyer në dhjetëra zona gjatë ditëve të fundit, kryesisht në shtetin e Viktorias, por edhe në Uellsin e Ri Jugor, duke djegur një sipërfaqe tepër të madhe.

Në Victoria është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Mijëra zjarrfikës, të mbështetur nga më shumë se 70 avionë, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa banorëve u është kërkuar të evakuohen.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit, temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta, mund të bëjnë që zjarret të vazhdojnë për javë të tëra.

Policia njoftoi se mbetje njerëzore u gjetën në fshatin Gobur, pranë qytetit Longwood, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar.

Kryeministrja e Viktorias, Jacinta Allan, deklaroi se rreth 350 mijë hektarë tokë janë djegur dhe se dhjetë nga 30 zjarret aktive përbëjnë rrezik serioz për banesat.

Tymi nga zjarret ka ndikuar rëndë në cilësinë e ajrit, përfshirë edhe Melburnin, ndërsa autoritetet i krahasojnë këto zjarre me ato të viteve 2019–2020.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)