Takim sekret me princin e Kurorës? Witkoff dhe Pahlavi flasin për Iranin

Fundjavën e kaluar kryenegociatori i Donald Trump, Steven Witkoff, mund të ketë pasur një takim me ish princin e kurorës së Iranit, që ndodhet në mërgim , Reza Pahavi.

14.01.2026. 08:00

Burime të mediave amerikane citojnë një zyrtar të lartë atje i cili ka thënë se takimi u përqëndrua tek protestat e përgjakshme në Iran. 

Kjo ngjarje shënon takimin e parë të nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave. Djali i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, nuk i fsheh qëllimet e tij për t’u kthyer në Iran, ndërsa nuk mungojnë deklaratat e tij në rrjetet amerikane me mesazhe drejtuar Donald Trump.

Pahlavi u bën thirrje nëpunësve civilë dhe forcave të sigurisë të qëndrojnë pranë protestuesve, ndërsa thekson se liria e Iranit është afër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)