Ritakim pas 5 vitesh, Rusia dhe SHBA bien dakord për kontakt të rregullt ushtarak

SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord të rivendosin dialogun e nivelit të lartë midis forcave të tyre të armatosura.

06.02.2026. 08:35

Ritakim pas 5 vitesh, Rusia dhe SHBA bien dakord për kontakt të rregullt ushtarak

SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord të rivendosin dialogun e nivelit të lartë midis forcave të tyre të armatosura.

Njoftimi erdhi pas një takimi të oficerëve të lartë ushtarakë amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi, në kuadwr tw bisedimeve rreth luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë, Komanda Evropiane e SHBA-së tha se dialogu i ripërtërirë do të "sigurojë kontakt të vazhdueshëm ushtarak me ushtrinë, ndërsa palët punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme".

Kjo shënon një afrim të rëndësishëm midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë dhe vjen pasi Presidenti Donald Trump shprehu vazhdimisht dëshirën e tij për të normalizuar marrëdhëniet midis të dy vendeve.

Njoftimi erdhi gjithashtu mes raporteve se SHBA-të dhe Rusia po negocionin një marrëveshje për të zgjatur një traktat për reduktimin e armëve bërthamore që do të skadonte të enjten.

Gjatë dekadave të krizës dhe konfrontimit, SHBA-të dhe Rusia shpesh kanë mbajtur kanale komunikimi të hapura midis forcave të tyre të armatosura.

Qëllimi ishte të shmangej keqkuptimi dhe përshkallëzimi.

Por këto kontakte u pezulluan në vitin 2021 pak para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Që atëherë ka pasur pika të nxehta që përfshijnë dronë dhe avionë luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të NATO-s, si dhe avionë pa pilot amerikanë mbi Siri dhe Detin e Zi.

Marrëveshja e re u arrit gjatë bisedimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe midis gjeneralit amerikan Alexus Grynkewich, gjeneralit më të lartë të Amerikës dhe NATO-s në Evropë, dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë dhe ukrainasë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)