Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Kinë, ku gjeologët kanë identifikuar një depozitë të re ari të cilësuar si “supergjigante”, me një potencial që mund ta rendisë ndër më të mëdhatë në botë.
Sipas autoriteteve, më shumë se 1000 tonë ar janë zbuluar të “varrosura” rreth 3.000 metra nën tokë në zonën Wangu, në qarkun Pingjiang. Vlera e parashikuar e kësaj depozite arrin në rreth 72.5 miliardë euro. Zbulimi është bërë nga Oficina Geológica Provincial de Hunan, e cila ka identifikuar mbi 40 zona të pasura me ar në thellësi rreth 2.000 metra, me një rezervë fillestare të vlerësuar në 300 tonë.
Ekspertët theksojnë se në thellësi më të mëdha, rezervat mund të kalojnë 1000 tonë. “Shumë mostra tregonin ar të dukshëm me sy të lirë”, ka deklaruar Chen Ruolin nga zyra gjeologjike e Hunanit, duke e cilësuar këtë si një fenomen të rrallë në kërkimet moderne minerare.
Disa mostra përmbajnë deri në 138 gramë ar për ton mineral, një përqindje shumë e lartë krahasuar me shumicën e minierave nëntokësore. Megjithatë, Consejo Mundial del Oro ka sqaruar se rezervat prej 300 tonësh nuk janë konfirmuar ende plotësisht dhe vlerësimet bazohen në modele gjeologjike.
Nëse konfirmohet, ky zbulim mund ta shndërrojë provincën Hunan në një qendër të rëndësishme globale të nxjerrjes së arit, duke u krahasuar me minierën South Deep në Afrikën e Jugut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)