Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, nën shoqërinë e të bijës ka parë nga afër testimin e sistemit të lëshimit të raketave.
Në stërvitje morën pjesë 12 lëshues raketash ultra precizë 600 milimetra, raportoi KCNA.
Stërvitja ndodhi në një kohë kur po vazhdojnë manovrat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Pheniani i sheh si një provë për një pushtim, sipas AP.
KCNA citoi Kim të ketë thënë se stërvitja me rreze sulmi prej 420 kilometrash “do ta bëjë armikun të kuptojë fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore taktike”. Sipas AP, ai me sa duket po i referohej Koresë së Jugut dhe trupave amerikane të stacionuara në atë vend.
“Nëse përdoren këto armë, infrastruktura ushtarake e armikut brenda rrezes së goditjes nuk do të mbijetojë kurrë”, tha Kim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)