Tërmeti shkund Indonezinë, alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë duke ngritur alarmin për tsunami.

28.03.2026. 21:22

Tërmeti shkund Indonezinë, alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së shtunës Indonezinë duke detyruar autoritetet të nxjerrin një alarm për tsunami.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ishte me magnitudë 6.2 Rihter, teksa epiqendra e tij ndodhej 125 kilometra në verilindje të Lospalos dhe 264 kilometra në lindje-verilindje të Dilit.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe kanë detyruar qindra mijëra banorë që të braktisin banesat e tyre.

Për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)