Nipi influencer i Fidel Castro-s që po bën ‘lëmsh’ Kubën, kërkon marrëveshje me Trumpin
Nipi i Fidel Castro-s beson se shoqëria kubaneze është në një fazë ndryshimi, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që e sheh pozitivisht një model të ndryshëm ekonomik. “Ka shumë njerëz në Kubë që mendojnë në një mënyrë kapitaliste. Ka shumë njerëz këtu që duan të zbatojnë kapitalizmin".
"Mendoj se shumica e kubanezëve duan të jenë kapitalistë, jo komunistë". Kështu e ka nisur një intervistë të tijën me CNN, Sandro Castro, nipi i ish-lideri kuban, Fidel Kastro.
Ai nuk ka asnjë lidhje me imazhin dhe trashëgiminë politike të gjyshit të tij dhe jeton në një realitet krejt ndryshe nga ai që përjetojnë shumica e qytetarëve në Kubë, pasi në një vend ku qasja në internet është e kufizuar, Sandro është aktiv si influencer në rrjetet sociale dhe drejton një klub nate, ndërsa ka edhe më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram.
Jeta e përditshme për shumë kubanezë është e vështirë, por Sandro Castro nuk ngruon të bëjë humor edhe për skenarët e pushtimit të Kubës nga Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes së tij, të cilët mbajnë një profil të ulët dhe shmangin publicitetin, 33-vjeçari zgjedh të jetë në qendër të vëmendjes, duke kërkuar publicitet dhe shpesh duke sfiduar sistemin politik të vendit të tij.
Duke folur për CNN, ai argumentoi se imazhi i tij publik është keqinterpretuar. “Po bëj një video për një situatë të tensionuar dhe të trishtueshme”, tha Castro, duke iu referuar tensioneve në rritje midis Havanës dhe administratës Trump, të cilat kanë sjellë më tej kolaps ekonomik në Kubë. “Të paktën po përpiqem t’i bëj njerëzit të lumtur. T’i bëj të buzëqeshin. Nuk do të tallesha kurrë me një situatë nga e cila vuaj vetë”, vëren ai.
Foto: Instagram
Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, Sandro Castro duket se gëzon një jetë të rehatshme që është shumë larg kushteve me të cilat përballen shumica e kubanezëve . Ai shpesh kritikon zyrtarët komunistë që pasuan Fidel Castron , i cili vdiq në vitin 2016, dhe Raul Castron, i cili la presidencën në vitin 2018.
Në një nga videot e tij të fundit, shfaqet një aktor i veshur si Donald Trump, i cili i sugjeron atij të blejë Kubën.
"Mund të bëjmë biznes, sepse ti je një shoëman dhe një biznesmen si unë", i thotë imituesi i Trump. "Çfarë do të blesh?", përgjigjet Castro.
Zgjedhja e tij për të satirizuar skenarë të tillë ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi shoqëria kubaneze po përjeton vështirësi të mëdha dhe qytetarëve u është kërkuar të përgatiten edhe për një luftë të mundshme. Megjithatë, ai pohon se thjesht po shpreh zhgënjimin që ndiejnë shumë njerëz në vend.
“Është kaq e vështirë”, thotë ai, duke përshkruar jetën e përditshme në Kubë. “Përballesh me një mijë probleme. Një ditë mund të mos ketë energji elektrike, as ujë. Mallrat nuk mbërrijnë. Është shumë e vështirë, me të vërtetë e vështirë”.
Për shumë kubanë që jetojnë jashtë vendit, Sandro Castro është një simbol i kontradiktës: nipi i një udhëheqësi që mbrojti kursimin, që po shijon elementë të një stili jetese kapitalist. Nga ana tjetër, për mbështetësit e regjimit ai konsiderohet një person që shfrytëzon origjinën e tij për projeksion personal.
Ai hedh poshtë akuzat se përfiton nga emri i tij, duke theksuar se gjithçka që ka fituar është rezultat i përpjekjeve personale. “Atë pak që kam ia detyroj përpjekjeve të mia, sakrificës sime. Emri im është emri im. Jam krenar për emrin tim. Por nuk e shoh këtë ndihmë për të cilën po flisni. Unë jam një qytetar i zakonshëm”, vëren Castro.
Foto: Instagram
Sandro Castro thotë se nuk ka ndërmend të kufizojë praninë e tij në mediat sociale, pavarësisht presionit edhe nga familja e tij për të fshirë disa postime.
Ai pranon se është thirrur nga autoritetet për shpjegime, por thotë se është liruar sepse nuk ka nxitur dhunë apo përmbysje të regjimit. Duke folur për të ardhmen, ai shpreh ambicie për të zgjeruar aktivitetet e tij të biznesit, ndërsa kritikon burokracinë që, sipas tij, kufizon aktivitetin ekonomik në Kubë.
"Ne duhet të riformësojmë modelin ekonomik, të eliminojmë burokracinë. Unë jam revolucionar, por një revolucionar i ideve, i progresit, i ndryshimit", tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai nuk ngurron të shprehë një mendim negativ për udhëheqjen aktuale të vendit. "Nuk do të thoja se po bën një punë të mirë. Sipas mendimit tim, nuk po bën një punë të mirë", tha Sandro Castro.
Foto: Instagram
Nipi i Fidel Castro-s beson se shoqëria kubaneze është në një fazë ndryshimi, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që e sheh pozitivisht një model të ndryshëm ekonomik.
“Ka shumë njerëz në Kubë që mendojnë në një mënyrë kapitaliste. Ka shumë njerëz këtu që duan të zbatojnë kapitalizmin me dominim. Mendoj se shumica e kubanezëve duan të jenë kapitalistë, jo komunistë", përfundoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Furnizuesi ‘Air BP Italia’, një nga operatorët kryesorë, lëshoi një buletin aeronautik drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët e ardhshme, deri më 9 prill, kufizimet e karburantit do të zbatohen në të katër aeroportet.
Nën dritën e qirinjve dhe i shoqëruar nga rreth 30,000 besimtarë, papa 70-vjeçar mbajti kryqin prej druri nëpër të gjitha 14 stacionet e Rrugës së Kryqit, në ndërtesën e lashtë romake, e cila ishte një vend martirizimi për shumë nga të krishterët e hershëm.
Zyrtarët amerikanë i kanë zbuluar korrespondentit të Al Jazeeras në Uashington disa detaje të tjera rreth operacionit të shpëtimit për anëtarin e dytë të ekuipazhit të avionit F-15 të rrëzuar në Iran. Operacioni filloi me të rënë errësira, por u zhvillua edhe në ditën, duke zgjatur disa orë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes podcast-it të tij 'Flasim' se do të kemi lajme të mira nga Bashkimi Europian, teksa akuzoi opozitën se po baltos procesin e integrimit të Shqipërisë.
Vendimi që parashikon uljen e akcizës së naftës me 20% do të zbatohet sapo çmimi i naftës të kalojë 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.
Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm diplomatikë dhe strategjikë lidhur me sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ekzistonte frika që një mesazh i marrë nga një anëtar i ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan, i rrëzuar nga Irani, mund të ishte pjesë e një kurthi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një vizitë në Damask, ku është takuar me udhëheqësin sirian Ahmed al-Shara, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se pret një marrëveshje të shpejtë me Iranin, duke paralajmëruar pasoja të forta në rast se ajo nuk arrihet.
Egjipti po ndërmerr një nga projektet më ambicioze urbane në botë, duke ndërtuar një kryeqytet të ri administrativ në shkretëtirë, me synimin për të lehtësuar mbipopullimin në Kajro.
Irani ka vazhduar edhe këtë të dielë sulmet me dronë e raketa drejt fqinjëve në Gjirin Persik, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në uzinat e përpunimit të naftës në Kuvajt dhe Bahrein.
Donald Trump tha në një postim në mediat sociale se e marta, "do të jetë dita e Termocentralit dhe dita e urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran”, duke paralajmëruar një sulm masiv mbi infrastrukturën kritike të Republikës Islamike, pasi po skadon afati prej 48 orësh që SHBA ka vendosur.
Komente (0)