Për kryetaren e Zyrës Fetare të Shtëpisë së Bardhë, Paula White, Trump është njësoj si Jezu Krishti, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta në prag të Pashkëve.
Ajo deklaroi se Trump ka përjetuar sfida të mëdha dhe sakrifica, duke e krahasuar me jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. “Kushdo që ka paguar një çmim të madh për kauzën e tij, mund të kuptohet përmes shembullit të Jezusit. Dhe zotëri President, për shkak të ringjalljes së Tij, edhe ju u ringjallët,” tha White.
Ajo gjithashtu tha se Trump ishte “i tradhtuar, i arrestuar dhe i akuzuar me rrena”, duke theksuar se, sipas saj, kjo pasqyron një model të njohur nga Jezusi dhe se fitorja e tij në përballjen me sfidat është një mesazh i frymëzuar nga Zoti.
“Amerika është e bekuar sepse Trump vendosi të dedikojë kombi në shërbim të Zotit” dhe se gjithçka që ai prek e bën “me hirin e Zotit”, u shpreh ajo në një moment lutjeje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)