Edhe një cigare në ditë të rrezikon jetën

Konkluzionet e studimit më të madh të realizuar ndonjëherë rreth duhanpirjes. Bie miti se konsumi ditor në sasi të vogla nuk është i dëmshëm.

28.11.2025. 11:59

Edhe një cigare në ditë të rrezikon jetën

Edhe nëse pi një cigare në ditë të rrezikohet jeta. Një studim i ri nga Qendra Johns Hopkins Ciccaron, hedh poshtë mitin se konsumi i duhanit në sasi të vogla nuk është i dëmshëm, madje pranohet nga mjekët edhe për sportistët elitarë.

Krahasuar me personat që nuk e pinë cigaren, ata njerëz që e konsumojnë në sasi të vogla përditë, janë të ekspozuar për sëmundje të zemrës dhe rrezikojnë vdekjen. Studimi i udhëhequr nga Michael Blaha, u bazua në të dhënat e 22 testeve të tjera afatgjata, ku u analizuan të dhënat e më tepër se 300,000 personave të rritur.

Periudha e ndjekjes së gjendjes së tyre ishte deri në afro 20 vjet. Përfundimet nxorrën 125,000 vdekje, 54,000 probleme kardio-vaskulare, por edhe goditje në zemër, në tru dhe atak kardiak.

Sipas studimit, edhe personat që konsumojnë 2 deri në 5 cigare çdo ditë, janë të rrezikuar në masën 50% nga goditjet në zemër dhe kanë rrezik më të lart vdekje nga shkaqe të tjera, në masën deri në 60%. Sipas atij që cilësohet studimi më i madh i realizuar ndonjëherë rreth duhanpirjes, lënia e duhanit përmirëson shëndetin dhe ul ndjeshëm rrezikun për të humbur jetën në 10 vitet e para.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)