Pretendoi të përdorte spermën e bashkëshortit të vdekur, gjykata nuk e lejon

Ngjarja e pazakontë vjen nga Firence në Itali, në vendim u argumentua se “veprimi është kundër rendit publik”.

26.12.2025. 22:37

Pretendoi të përdorte spermën e bashkëshortit të vdekur, gjykata nuk e lejon

Gjykata e Apelit në Firence ka ndaluar përdorimin e spermës së ngrirë të një burri të ndarë nga jeta, edhe pse në testamentin e lënë, ai ishte shprehur se e lejonte diçka të tillë. Vendimi konfirmon verdiktin e shkallës së pare, sipas të cilit diçka e tillë nuk lejohet nga ligji, pas vdekjes.

Rasti i referohet një gruaje nga Firence, e cila në vitin 2021 i ishte drejtuar gjykatës për të kërkuar dorëzimin e kampionit biologjik të bashkëshortit të saj, i ruajtur në kushte laboratorike. Burri ishte i sëmurë me tumor dhe duke pasur frikë se nuk do të mbijetonte, kishte depozituar spermën përpara se të ndërronte jetë.

Në testament, ai kishte shprehur qartë vullnetin e tij, duke autorizuar bashkëshorten të tërhiqte kampionin e spermës me qëllim, siç shkruhej, “të realizojmë ëndrrën tonë për të pasur një fëmijë, edhe nëse unë nuk do të isha prezent”.

Megjithatë, sipas Gjykatës së Apelit të Firences, këto dispozita juridike janë të pavlefshme, pasi “bien ndesh me rendin publik”. Ligji italian parashikon, që shtatëzania in-vitro lejohet vetëm kur të dy partnerët janë gjallë. Gjykatësit theksuan gjithashtu rrezikun që kampioni biologjik të përdoret jashtë Italisë, në vende ku praktika është e lejuar pas vdekjes.

Për këtë arsye, pas vendimit të shkallës së dytë të gjyqësorit, kampioni biologjik do të shkatërrohet. Tashmë gruas italiane i mbetet vetëm një rrugë që të plotësojë ëndrrën e saj dhe të partnerit të ndjerë, të bëjë rekurs në Gjykatën e Kasacionit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)