I ftohtë arktik në natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri

Temperaturat do të jenë shumë të ulëta, të ndikuara nga depërtimi i masave të ftohta ajrore nga poli i veriut, që ka pushtuar të gjithë Europën.

31.12.2025. 12:13

I ftohtë arktik në natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri

Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri do të karakterizohet nga moti shumë i ftohtë. Nëse ende nuk keni zgjedhur nëse do të qëndroni në shtëpi, për të festuar me njerëzit e dashur, do të dilni në sheshe për të parë fishekzjarrët, apo me shoqërinë në lokale, duhet të keni parasysh temperaturat e acarta.

Edhe pse moti do të jetë i kthjellët, temperaturat do të jenë shumë të ulëta. I ftohti arktik ndikohet nga depërtimi i masave të ftohta ajrore nga poli i veriut, që ka pushtuar të gjithë Europën dhe ka shkaktuar ndryshim të madh klimaterik.

Vranësira kalimtare do të ketë në të gjithë vendin, teksa në zonat malore pritet të ketë reshje të vogla dëbore. Temperatura më e ulët në vend është parashikuar të shkojë në -8°C, ndërsa më e larta 9°C në qarkun e Vlorës.

Natën e 31 dhjetorit dhe më 1 janar pritet mot shumë i ftohtë. Sipas parashikimeve, nga 2 janari temperaturat pritet të rriten sërish.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)