Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 11 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një studim i ri zbulon se njerëzit që ndalojnë së marri ilaçe të njohura për humbje peshe si Ozempic dhe Wegovy ka të ngjarë të rifitojnë peshën e tyre, dhe më shpejt nga sa presin shumë njerëz.
Një studim i ri zbulon se njerëzit që ndalojnë së marri ilaçe të njohura për humbje peshe si Ozempic dhe Wegovy ka të ngjarë të rifitojnë peshën e tyre, dhe më shpejt nga sa presin shumë njerëz.
Studiuesit shqyrtuan dhjetëra studime të mëparshme dhe zbuluan se shumica e njerëzve u kthyen në peshën e tyre fillestare brenda rreth 18 muajsh pas ndërprerjes së ilaçeve GLP-1.
Analiza tregoi gjithashtu se njerëzit që ndaluan ilaçet për humbje peshe e rifituan peshën rreth katër herë më shpejt sesa njerëzit që humbën peshë vetëm përmes dietës ose ushtrimeve.
Studimi u botua më 7 janar në British Medical Journal dhe shqyrtoi 37 studime që përfshinin rreth 9,300 njerëz që kishin përdorur 13 ilaçe për humbje peshe.
Njerëzit që merrnin ilaçet më të zakonshme GLP-1 humbën mesatarisht 13 kilogramë gjatë trajtimit, por rifituan rreth 10 kilogramë brenda një viti nga ndërprerja, tha për The Washington Post bashkautori i studimit Sam West. Ai është një studiues i fiziologjisë në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.
"Ajo që ishte veçanërisht mbresëlënëse në të dhënat tona ishte se sa shpejt u rifitua pesha," tha ai.
Hulumtimet e mëparshme sugjeruan se pesha do të kthehej pas dy deri në tre vjetësh. Kjo analizë e re e shkurton këtë afat kohor në rreth një vit e gjysmë.
Studimi tregoi gjithashtu se përfitimet shëndetësore të lidhura me humbjen e peshës, të tilla si presioni i ulët i gjakut dhe kolesteroli, u ulën me kalimin e kohës.
Disa ekspertë thanë se gjetjet nuk janë të habitshme. "Ashtu si shumica e barnave, me përjashtim të vaksinave, ato zakonisht funksionojnë vetëm kur i merrni", tha Giles Yeo, një profesor i gjenetikës në Universitetin e Kembrixhit, i cili shqyrtoi gjetjet.
Megjithatë, studimi ka kufizime. Në total, gjashtë nga 37 studimet u përqendruan në semaglutide ose tirzepatide, dhe shumica e të dhënave të provave ndoqën pacientët për më pak se një vit.
Studimet sugjerojnë se deri në gjysma e përdoruesve e ndërpresin përdorimin e tyre brenda një viti, shpesh për shkak të kostos, efekteve anësore ose problemeve me aksesin. West tha se trupi natyrshëm kundërshton humbjen e peshës duke rritur urinë dhe duke ulur djegien e kalorive. Ilaçet GLP-1 ndihmojnë në kontrollin e këtyre dëshirave, por sapo ilaçet ndërpriten, dëshirat shpesh kthehen.
Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se suksesi afatgjatë varet nga ndërtimi i zakoneve të shëndetshme gjatë marrjes së ilaçit.
Një studim i vitit 2024 zbuloi se njerëzit që ushtroheshin ndërsa përdornin ilaçe për humbje peshe e ruajtën më shumë peshën pas ndërprerjes sesa ata që nuk ushtroheshin.
"Nuk po them se kjo është e lehtë, por tani keni një sërë mjetesh, recetash, zakonesh, një rrugë të re për të punuar, të cilën mund ta përdorni kur gjërat vështirësohen", tha Yeo.
Zgjohesh dhe është viti 2016. Justin Bieber dhe Drake dominojnë listën e kënfëve, të gjithë luajnë Pokemon Go, merreni me filtrat në Snapchat. Në fakt duket sikur gjithçka ka ndodhur dje, dhe kjo falë rrjeteve sociale të cilat janë rikthyr në këtë fillim viti një dekadë pas.
15:50 1 ditë më parë10.01.2026.
Autori
Edhe pse shumë i vogël në trup, iu vërsul disa herë “kundërshtarit”, teksa më pas nisi ta ndjekë atë nëpër hapësirën e përbashkët të kafshëve.
22:50 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Pas vitesh refuzimesh nga kompania për t’i përshtatur orarin e punës që të kujdesej për prindërit e tij me aftësi të kufizuara, një punonjës në Spanjë fitoi betejën ligjore, duke u dëmshpërblyer me mbi 165 mijë euro nga drejtësia.
21:27 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Fundi i pushimeve, i ftohti dhe errësira e dimrit apo mungesa e festave në horizont: çfarë duhet të dini për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë.
16:59 2 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Bashkëpunim me mbi 260 mjekë aktivë nga 60 shtete dhe fusha të ndryshme, për të kuptuar si mund të jepen përgjigje të dobishme dhe të sigurta në lidhje me shëndetin.
16:24 2 ditë më parë09.01.2026.
Autori
I fshehur në liqenin Maligne dhe i arritshëm vetëm nga uji, kjo copë toke ikonike në Parkun Kombëtar Jasper mbetet e mbyllur për vizitorët, por cilësohet një vend i shenjtë nga indigjenët.
11:43 2 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Mbi 400 këpucë të shekullit XIX janë shfaqur papritmas në plazh në Ogmore-by-Sea, një lokalitet bregdetar në jug të Uellsit.
20:25 3 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Në një epokë të lidhjes së pandërprerë, gjumi është bërë luksi përfundimtar dhe ka krijuar një trend të ri udhëtimi: turizmin e gjumit.
09:38 3 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Pas gati tri dekadash ecjeje pa ndërprerje përmes kontinenteve, rreziqeve ekstreme dhe sakrificave personale, eksploratori britanik Karl Bushby është vetëm një hap larg përfundimit të misionit të tij unik, të kthehet në Angli më 2026, duke mbyllur udhëtimin rreth botës që nisi në vitin 1998.
21:40 3 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Komente (0)