Një histori e pazakontë ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara. Një mace e quajtur Mami Mace, e cila kishte “punuar” për rreth pesë vite në një dyqan Loëe’s në Alabama, u shkarkua nga puna. Vendimi u morr nga zyra qendrore e kompanisë, e cila e argumentonte largimin “për shkak të disa ankesave” që ishin bërë.
Por, vendimi ka shkaktuar zemërim mes klientëve dhe stafit, të cilët e konsideronin macen si pjesë të pandashme të dyqanit. Një peticion online që kërkon rikthimin e saj në kompani ka mbledhur qindra firma. Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit e ka shpallur datën 3 shkurt “Dita e Mamit Mace”, në shenjë mbështetje për kafshën.
Aktualisht, Mami Mace po qëndron në shtëpinë e një punonjësi të dyqanit. Ende nuk dihet nëse kompania do të vendosë ta “punësojë” sërish macen. Megjithatë, ky rast ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe ka nxitur debat për politikat e kompanive ndaj simboleve lokale të komunitetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)