Një fluturim i nisur nga Shkupi me destinacion Parisin u detyrua të ndryshojë itinerarin paraditen e sotme, pas një situate emergjente të krijuar në bord për shkak të gjendjes shëndetësore të një pasagjeri.
Sipas raportimeve të mediave në RMV, incidenti ndodhi teksa avioni po fluturonte mbi hapësirën ajrore të Luksemburgut, moment në të cilin ekuipazhi njoftoi gjendje emergjente dhe kërkoi leje për një ulje të menjëhershme në aeroportin më të afërt, atë të Brukselit, për të siguruar ndihmë mjekësore.
Të dhënat nga platformat e monitorimit të fluturimeve tregojnë se emergjenca u shpall rreth dy orë pas nisjes nga Aeroporti i Shkupit. Fluturimi, i identifikuar me numrin Ë64719, operohej nga një avion Airbus A321neo.
Gjithashtu, platforma Flightradar24 konfirmoi se avioni u ul në Bruksel dhe jo në Paris, siç ishte planifikuar fillimisht. Pasagjeri i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore iu dorëzua shërbimeve përkatëse në aeroportin belg, ndërsa priten informacione të tjera mbi vijimin e udhëtimit për pjesën tjetër të pasagjerëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)