Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, arratisje luksoze me verë 19 mijë euro shishja

Luks pa kufij për një prej çifteve më të diskutuara të javëve të fundit, që iu larguan disi thashethemeve që kanë përfshirë familjet e tyre.

29.01.2026. 16:04

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, arratisje luksoze me verë 19 mijë euro shishja

Mes puthjeve romantike dhe dollisë me një prej verave më të shtrenjta në botë, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë zgjedhur Montecito-n për t’u shkëputur nga tensionet dhe polemikat familjare që i kanë ndjekur ditët e fundit. Pas thashethemeve që kanë përfshirë familjet e tyre, çifti ka gjetur qetësinë në San Ysidro Ranch, resorti legjendar në Kaliforni i njohur prej dekadash si strehë ekskluzive e yjeve të Hollywood-it dhe figurave historike si Audrey Hepburn, Winston Churchill apo familja Kennedy.

Në këtë ambient luksoz, Brooklyn dhe Nicola kanë qëndruar mes pamjeve mbresëlënëse, kuzhinës gourmet dhe momenteve të intimitetit. Në fotot e postuara në Instagram ata dukeshin të qeshur, teksa kanë konsumuar një shishe vere me vlerë 19,500 euro, e cilësuar si një prej më të shtrenjtave në botë.

Resorti ndodhet pranë rezidencës së Harry-t dhe Meghan Markle dhe ofron akomodime elitare, kosto e të cilave e kapërcen lehtësisht shifrën e 2 mijë eurove në natë. Megjithatë, për çiftin Beckham-Peltz, kostoja duket se nuk është aspak problem. Sipas burimeve pranë familjes Peltz, Nicola merr nga i ati miliarder, Nelson Peltz, një “pagë mujore” që e kalon shifrën e 1 milion eurove.

Diferenca e madhe financiare mes dy familjeve është shpesh në qendër të vëmendjes së diskutimeve. Me një pasuri të vlerësuar në rreth 1,6 miliardë euro, Nicola Peltz e tejkalon ndjeshëm pasurinë e familjes Beckham, e cila llogaritet rreth 569 milionë euro. Ky realitet reflektohet edhe në stilin luksoz të jetesës së çiftit, mes pushimeve të ëndrrave dhe projekteve profesionale që priten së shpejti, përfshirë edhe librin e ri që do të publikohet nga Brooklyn.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)