"Two People Exchanging Saliva", filmi me metrazh të shkurtër që fitoi çmim në Oscar, ka si protagoniste një aktore shqiptare, Luana Bajramin.
Filmi, vetëm 36 minuta, fitoi çmimin Best Live Action Short Film, çmim që e ndau dhe me filmin tjetër "The Singers".
Ngjarjet zhvillohen në Paris, në një shoqëri ku puthja dënohet me vdekje dhe njerëzit paguajnë për gjërat duke marrë shuplaka në fytyrë.
Angine, një grua e pakënaqur, bën pazar në një dyqan. Atje, ajo magjepset nga një shitëse lozonjare. Pavarësisht ndalimit të puthjes, të dyja bëhen të afërta, duke ngritur dyshimet e një kolegu xheloz. Në filmin Tëo People Exchanging Saliva, Bajrami interpreton personazhin Malaise. Fitorja e këtij filmi në Oscar konsiderohet një moment i rëndësishëm për përfaqësimin e artistëve shqiptarë në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe ka rritur edhe më shumë interesin për karrierën e Luàna Bajramit, e cila po shihet si një nga talentet më premtuese të brezit të ri në kinemanë evropiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)