Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 23 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2026.
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të mund të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2026.
Sipas anëtarëve të Këshillit, pjesëmarrja e Veliajt është e detyrueshme dhe e garantuar me ligj, pasi ligji për vetëqeverisjen vendore dhe ai për financat e qeverisjes vendore parashikojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet kryebashkiakut dhe këshillit për çështje me interes publik. Në kërkesë, Këshilli thekson se prania e Veliajt është thelbësore për të siguruar një proces ligjor, transparent dhe funksional të miratimit të buxhetit.
Kërkesa përfshin mundësinë që kryebashkiaku të marrë pjesë fizikisht për një periudhë të përkohshme midis datave 16 dhe 18 dhjetor 2025, duke respektuar çdo kërkesë të institucioneve për siguri, protokoll apo logjistikë.
Këshilltarët nënvizojnë se qëllimi është garantimi i funksionimit të rregullt institucional dhe respektimi i të drejtave të kryetarit për raportim para Këshillit Bashkiak, duke siguruar një proces të plotë konsultimi për buxhetin e ardhshëm, që ka ndikim direkt tek qytetarët e Tiranës.
Institucionet e adresuara janë lutur të përgjigjen me shkrim për vendimin e tyre lidhur me lejen e pjesëmarrjes së Veliajt, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe ligjore.
Thirrje për mobilizim total dhe përshkallëzim të protestave opozitare. Nga “Foltoria” e kësaj të hëne përballë Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli 10 shkurtin si ditën e asaj që ai e cilësoi “kryengritje paqësore”.
19:03 25 min më parë02.02.2026.
Autori
Partia Demokratike e ka shpallur të pavlefshme mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si të thirrur në shkelje të rregullave dhe pa dakordësi mes palëve.
17:36 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Hyrja në godinën e SPAK dhe GJKKO do të rimodelohet. Puna ka nisur këtë të hënë dhe do të konsistojë në përmirësimin e sistemeve të sigurisë në ambientet e dy organeve të drejtësisë.
16:20 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij për të bojkotuar komisionin e posaçëm të reformës territoriale. Sipas tij, nëse opozita largohet, i jep kryeministrit Edi Rama mundësinë ta deformojë edhe më shumë.
15:56 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Në protestën e sotme të opozitës, ashtu siç bëhet tashmë çdo të hënë në Tiranë mund të ketë "ngujim" në Bulevard. Sipas kreut të PD, në mbledhjen e sotme të grupit, këtë gjë e kërkojnë qytetarët.
14:07 5 h më parë02.02.2026.
Autori
Në seancën e radhës paraprake në GJKKO, Erion Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garanton mbrojtje efektive sepse nuk e njeh dosjen dhe po ashtu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja në ngarkim të tij.
13:53 5 h më parë02.02.2026.
Autori
Komisioni i Reformës Territoriale është mbledhur këtë të hënë pa praninë e opozitës, e cila prej dy muajsh e ka bojkotuar.
13:22 6 h më parë02.02.2026.
Autori
Një efektiv policie i komisariatit të Krujës është arrestuar nga agjentët e AMP-së, pasi shkaktoi një aksident me vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Nikël-Larushkë.
12:51 6 h më parë02.02.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar "Relay" duke vënë në pranga një shtetas maqedonas që po transportonte emigrantë të paligjshëm për në Itali.
12:45 6 h më parë02.02.2026.
Autori
Komente (0)