Ndodh edhe kjo, çifti i të moshuarve në Sarandë plagos me thikë të miturin

Arrestohen shtetasi L. B., 79 vjeç dhe bashkëshortja e tij 73-vjeçare, P. B., nuk iu bindën as urdhrit të policisë për shoqërim në komisariat.

19.01.2026. 11:44

Ndodh edhe kjo, çifti i të moshuarve në Sarandë plagos me thikë të miturin

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe tronditëse. Një çift të moshuarisht në Sarandë janë arrestuar nga policia e qytetit bregdetar, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një të mitur.

Sipas uniformave blu, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Fatmirësisht, mjeti prerës e ka dëmtuar të miturin në pjesën e dorës, pa i shkaktuar lëndime serioze që mund ti rrezikonin jetën.

Protagonistë të ngjarjes janë shtetasi me inicialet L. B., 79 vjeç dhe bashkëshortja e tij 73-vjeçare, P. B. Gjithashtu, ata akuzohen se nuk i janë bindur as urdhrit të punonjësve të policisë, për shoqërimin në komisariat.

Forcat e rendit të Sarandës njoftuan gjithashtu se kanë proceduar penalisht edhe djalin e çiftit të moshuar, shtetasin me inicialet E. B., 39 vjeç, i cili dyshohet gjithashtu se e ka kanosur të miturin me mjet prerës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)