Një tjetër episod i pazakontë i dhunës në familje është regjistruar. Vjehrra ka rrahur dhe ka dhunuar dhëndrin në Lushnje. Arsyet lidhen me kontradiktat që i riu kishte me bashkëshorten.
27-vjeçari me inicialet E. A., ka depozituar denoncim në Policinë e qytetit të Lushnjes për dhunën e ushtruar ndaj tij. Menjëherë, uniformat blu arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, me banim në Tiranë. Tashmë ajo akuzohet për “dhunë në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË SË FIERIT:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)