Rrezik ortekësh, bllokohet aksi Qafë Thore–Theth

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të ortekëve nga reshjet e dëborës dhe erërat e forta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin kalimin e zonës.

05.02.2026. 13:00

Rrezik ortekësh, bllokohet aksi Qafë Thore–Theth

Reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar rënie ortekësh pranë tuneleve panoramike të aksit rrugor Qafë Thore–Theth, duke e bërë zonën jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, për arsye sigurie, rruga mbetet e mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. Si pasojë e rënies së ortekëve, trafiku është bllokuar plotësisht dhe kalimi në këtë segment nuk është i mundur deri në një njoftim të mëtejshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe të shmangin këtë aks, duke ndjekur informatat zyrtare për përditësime mbi situatën.

Rreziku për ortekë në këtë zonë mbetet i lartë, ndaj qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tentojnë kalimin e aksit derisa kushtet të përmirësohen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)