Eksploziv brenda në makinë, parandalohet atentati në Konispol

Shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka kallëzuar se gjatë lëvizjes me automjetin e tij, ka dëgjuar zhurma të pazakonta nga mjeti. Lënda shpërthyese ishte vendosur në sediljen e pasme.

06.02.2026. 10:49

Eksploziv brenda në makinë, parandalohet atentati në Konispol

Mbrëmjen e së enjtes është parandaluar një atentat me lëndë eksplozive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrinë, në Bashkinë e Konispolit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka kallëzuar se gjatë lëvizjes me automjetin e tij, ka dëgjuar zhurma të pazakonta nga mjeti.

Menjëherë ai ndaloi në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin rrugor Shëndëlli–Vrinë, ku ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive brenda automjetit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Sarandës, si dhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Në operacion u përfshi edhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga verifikimet paraprake rezulton se në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, ishte vendosur një sasi lënde eksplozive në sediljen e pasme, e cila dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë. Ekspertët vijojnë punën për neutralizimin e plotë të lëndës shpërthyese, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)