Qeveria ka hedhur një tjetër hap në drejtim të rregullimit të pagave në administratën publike për vitin 2026, duke miratuar një paketë vendimesh me ndikim të gjerë financiar.
Këshilli i Ministrave vendosi indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre për disa kategori të administratës publike.
Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës, si dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë. Po ashtu, përditësohen strukturat e pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës, specialitete të ndryshme në administratë dhe personelin shëndetësor.
Krahas indeksimit, parashikohen edhe rregullime të shtesave dhe kompensimeve. Efektet financiare përballohen nga buxheti i vitit 2026 dhe hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekt nga 1 janari 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)