Rrethi i Beratit dhe Kuçova tre ditë pa energji, OST mesazh qytetarëve: Po kryejmë punime në rrjet!

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë me dije se nga data 9 deri më 11 shkurt 2026, në intervalin kohor 08:00–17:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në rrethin e Beratit dhe qytetin e Kuçovës.

08.02.2026. 22:25

Rrethi i Beratit dhe Kuçova tre ditë pa energji, OST mesazh qytetarëve: Po kryejmë punime në rrjet!

Për të paktën 3 ditë, nga mëngjesi deri në orët e pasdites, zonat e rrethit të Beratit, duke përfshirë edhe qytetin e Kuçovës do të mbeten pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë me dije se nga data 9 deri më 11 shkurt 2026, në intervalin kohor 08:00–17:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin energjetik.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet lidhen me punimet që po kryhen në linjën 400 kV Fier – Elbasan – Bitola.

“Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier - Elbasan - Bitola, ju njoftojmë se në datat 9 - 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit F2 në Nënstacionin Çiflik”, thuhet në njoftimin e OST.

Gjatë kësaj periudhe, në rrethin e Beratit do të mbeten pa energji elektrike zonat: Syzez, Banaj, Gajde, Malas, Polizhan, Qamicë, Murrizë dhe Salcë e Poshtme. Ndërkohë, ndërprerje do të ketë edhe në disa zona të Kuçovës.

OST bën të ditur se “në datat 9 - 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit F11 të Nënstacionit Kuçovë”, çka do të sjellë mungesë energjie në zonat Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2 dhe Fier Mimare.

Operatori i Sistemit të Transmetimit u bën thirrje banorëve dhe bizneseve të këtyre zonave të marrin masat e nevojshme paraprake për të përballuar ndërprerjet e përkohshme të energjisë, të cilat janë të nevojshme për realizimin e punimeve në rrjet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)