Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, është liruar nga detyra pas një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Qose kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të vitit 2024, duke pasuar në detyrë Admir Abrijan, i cili dha dorëheqjen më 14 shkurt të po atij viti. Emërimi i tij në atë kohë u prezantua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Para se të merrte drejtimin e Burgjeve, Qose ka mbajtur disa poste të rëndësishme në sistemin penitenciar, përfshirë drejtimin e Shërbimit të Provës dhe strukturave të Kontrollit të Brendshëm në burgje.
Sipas burimeve, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të emërohet Adriatik Kupi. Ky i fundit ka mbajtur më herët detyra të ndryshme në administratën publike, duke përfshirë drejtimin e përkohshëm të IKMT-së, administrimin e Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më pas postin e drejtorit në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)