Seanca ndaj Metës në GJKKO, avokati kërkon lirimin

Ish presidenti Ilir Meta është paraqitur në sallën e gjyqit në GJKKO në seancën e radhës. Avokati i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar lirimin e kreut të Partisë së Lirisë, teksa si precedent solli masën ndaj ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjykata e rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse.

11.05.2026. 13:28

Seanca ndaj Metës në GJKKO, avokati kërkon lirimin

Ish presidenti Ilir Meta është paraqitur në sallën e gjyqit në GJKKO në seancën e radhës. Avokati i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar lirimin e kreut të Partisë së Lirisë, teksa si precedent solli masën ndaj ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. 

"Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. GJKKO e justifikoi masën e sigurisë me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë.

Ish drejtoresha e AKSHI Mirlinda Kaçanaj ishte e akuzuar edhe për “grup kriminal” dhe Gjykata e Lartë e liroi nga “arresti në shtëpi”. Klienti im nuk ka besim tek gjykata, ndaj nuk ka ardhur sot këtu. Pse duhet të vazhdojë paraburgimi? Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata", ka thënë Cakrani.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)