Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mes adoleshentëve. Këtë herë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë brenda ambienteve të shkollës në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, gjatë një konflikti mes dy të rinjve për motive të dobëta. Sipas burimeve, një 13-vjeçar ka goditur një 15-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja vjen pas disa incidenteve të mëparshme në shkolla të ndryshme të vendit, duke rritur shqetësimin për sigurinë e nxënësve dhe nevojën për masa më të rrepta parandaluese në ambientet arsimore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)