Makina shpërthen në flakë në autostradën Milot–Mamurras, shpëton drejtuesi

Drejtuesi i një makine ka shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti u përfshi nga flakët teksa po lëvizte. Shkak për zjarrin mendohet një shkëndijë elektrike.

12.01.2026. 18:33

Makina shpërthen në flakë në autostradën Milot–Mamurras, shpëton drejtuesi

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Milot–Mamurras, teksa ishte në lëvizje. Falë reagimit të shpejtë, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, zjarri ka përfshirë plotësisht automjetin, duke e shkrumbuar atë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin motorik të mjetit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Për disa minuta në këtë aks rrugor ka pasur dhe probleme me qarkullimin, i cili tashmë është kthyer në normalitet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)