"Vetëm po të jetë i çmendur dorëzohet", avokati i Agasit: Nuk ka lidhje me AKSHI

Ergys Agasi, i përfshirë në hetimet për dosjen e AKSHI-t vijon të jetë në kërkim nga autoritetet e drejtësisë, teksa avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia është shprehur se ai ndodhet jashtë shtetit dhe kontakte ka vetëm me familjarë të tij.

13.01.2026. 14:52

Në një prononcim përr mediat, Haxhia tha se Agasi dorëzohet po të jetë i çmendur, duke u shprehur se nuk ka asnjë material të dosjes përveç atij të masës së sigurisë.

"Kjo situatë që është krijuar, duke ngritur akuza të rënda, bën që zbatimi i masës së sigurisë ta vendosë atë në një pozicion ku nuk ka më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë. Zoti Agasi, sipas informacionit që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Në këtë situatë, vetëm po të ishte dikush që do t’ia ‘hedhte çelësin në det’ mund të vijë dhe të paraqitet në organet e drejtësisë. Në kushtet kur nuk ka asnjë provë dhe asnjë material për akuzat, vetëm po të ishte i çmendur do të vinte. Ne si mbrojtje ndodhemi në një terr informativ të plotë, pasi nuk kemi asnjë material të dosjes, përveç vendimit të parë për masat e sigurisë", tha ai.

Ergys Agasi akuzohet për gjashtë vepra penale, përfshi dhe atë të grupit të strukturuar kriminal dhe skemë mashtrimi me tenderat publikë të AKSHI.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)