E gjithë struktura komanduese e burgut të Durrësit është pezulluar nga detyra pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci gjatë paradites, teksa shoqërohej nga 5 efektivë të Drejtorisë së Burgjeve në repartin infektiv të spitalit rajonal.
Mësohet se operacioni “fshesa” nuk ka kursyer as drejtorin e kësaj IEPV-je, Indrit Cërloj, zëvendësin e tij dhe mjekun e burgut, i cili ka dhënë dakordësinë për transportimin e Ndocit drejt spitalit.
Altin Ndoci realizoi një arratisje spektakolare nga ambientet e spitalit të Durrësit. Ai u kishte kërkuar që të shkojë në tualet dy efektivëve që kryen shoqërimin drejt dhomës së spitalit.
Sapo ka dalë prej aty e ka goditur efektivin që po e ruante duke ia mbathur me shpejtësi.
Në fotot që po qarkullojnë shihet Ndoci, i cili mban veshur tuta dhe një xhup të zi, duke u larguar me vrap, ndërsa një efektiv policie shihet duke e ndjekur nga pas me armë në dorë.
Polici i Burgjeve mësohet se ka qëlluar një herë në ajër me pistoletën e shërbimit gjatë tentativës për të ndalur arratisjen e Ndocit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)