Arratisja e Altin Ndocit “shkrin” burgun e Durrësit, 10 të pezulluar, mes tyre dhe drejtori
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 91 ditë më parë13.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit duket se ka qenë e mirëplanifikuar, pasi ai është pritur nga një automjet "Audi A7" dhe më pas është larguar drejt Kavajës. Dy policët që e shoqëruan për kryerjen e kontrollit mjekësor janë shoqëruar nga forcat e rendit.
Dyshohet se është Kavaja qyteti drejt së cilës është larguar Altin Ndoci, i dënuari i cili u arratis këtë të martë nga reparti infektiv i spitalit të Durrësit. Mësohet se Ndoci është pritur nga një automjet tip “Audi A7” me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA700RS në ambientet e jashtme të spitalit, e cila më pas është larguar në drejtim të Spitallës dhe ka humbur gjurmët në zonën e Kavajës.
Forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e Ndocit dhe postblloqe janë ngritur në hyrjet dhe daljet e qyttit të Kavajës, por edhe në Durrës e Tiranë. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle në disa pika strategjike në këto tre qytete, ndërsa vëmendje e shtuar e efektivëve është kërkuar për të evidentuar automjetet që përputhen me përshkrimet e dyshuara të përdorura gjatë arratisjes.
Altin Ndoci ishte paraqitur në Spitalin e Durrësit për të kryer një kontroll pasi kishte pasur probleme shëndetësore dhe shoqërohej nga 5 policë. NewsmaxBalkans mëson se njëri prej efektivëve drejtonte automjetin e Drejtorisë së Burgjeve, dy të tjerë qëndruan për të pritur në furgon dhe vetëm dy kryen shoqërimin e të burgosurit në ambientet e spitalit.
Sakaq, Ndoci ka kërkuar që të shkojë në tualet pasi është futur në dhomë dhe sapo ka dalë prej aty e ka goditur efektivin që po e ruante duke ia mbathur me shpejtësi.
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 91 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit këtë të martë nga spitali i Durrësit. Ai akuzohet si pjesëmarrës në një seri ngjarjesh të rënda, ndërsa ishte transferuar në spital për kontrolle mjekësore.
14:37 91 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasjen e 4 personave dhe i arrestuar nga SPAK, është arratisur nga spitali infektiv i Durrësit këtë të martë.
13:36 91 ditë më parë13.01.2026.
AutoriNdërkohë në fotot që po qarkullojnë shihet Ndoci, i cili mban veshur tuta dhe një xhup të zi, duke u larguar me vrap, ndërsa një efektiv policie shihet duke e ndjekur nga pas me armë në dorë. Polici i Burgjeve mësohet se ka qëlluar një herë në ajër me pistoletën e shërbimit gjatë tentativës për të ndalur arratisjen e Ndocit.
Po ashtu mësohet se janë shoqëruar nga forcat e rendit dy policët e Drejtorisë së Burgjeve që kryen shoqërimin dhe mbikëqyrjen e Ndocit brenda amienteve të spitalit.
Duket se Altin Ndoci e kishte mirëmenduar planin për tu arratisur nga spitali i Durrësit. Ai cilësohet si një personash i rrezikshëm dhe ishte vënë në pranga me urdhër të SPAK gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Kryeministri Rama pritet të paraqitet në SPAK si dëshmitarë për dosjen “Partizani”, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e të pandehurit Sali Berisha.
12:18 8 min më parë15.04.2026.
Autori
Vetëm një ditë pas rritjes, Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, duke eçuar në 207 lekë për litër. Ky ndryshim do të nisë nga ora 13.30 e kësaj të mërkure në të gjithë vendin.
11:49 37 min më parë15.04.2026.
Autori
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre personat u përpoqën të largoheshin me vrap në pyll, por u kapën shpejt nga efektivët që kishin rrethuar zonën.
11:20 1 h më parë15.04.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38- vjeçar i cili vidhte banesa duke u kopuar çelësa. Sipas policisë ai i monitoronte banesat që do të grabiste, ku më pas vidhte sende me vlerë dhe para.
11:05 1 h më parë15.04.2026.
Autori
Prokuroria e Tirnës bën të ditu se janë sekuetruar dhe bllokuar 73 milionë lekë llogari bankare të gjashtë kompanive, të cilat dyshohen për fshehje të pasurisë dhe mashtrim me TVSH-në.
10:52 1 h më parë15.04.2026.
Autori
Dy të rinj do të hetohen nga policia pasi dogjën sasi të mëdha kabllosh, telash dhe gomash në afërsi të lumit Mat duke ndotu kështu mjedisin.
10:42 1 h më parë15.04.2026.
Autori
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkuan se banorët e dëmtuar nuk do të jenë vetëm pas kësaj ngjarje të rëndë.
10:30 1 h më parë15.04.2026.
Autori
30 apartamente të djegura dhe 11 persona të lënduar është bilanci i zjarrit që shkrumboi pallatin pranë Farmacisë 10.
10:03 2 h më parë15.04.2026.
Autori
Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës është goditur nga SPAK dhe mësohet se janë lëshuar 11 masa arresti.
09:50 2 h më parë15.04.2026.
Autori
Komente (0)