Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, si pasojë e një konflikti mes dy personave, është plagosur me thikë shtetasi me iniciale I. S., 44 vjeç.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se 44-vjeçari po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, duke ndërhyrë në vendin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit autori i dyshuar, shtetasi F. Z., 48 vjeç.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)