Policia e Durrësit bën të ditur se një 49-vjeçar është dhunuar nga tre persona për shkak të një sasie parash që babai i tij i ndjerë i kishte marrë njërit prej autorëve.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)