Plagoset me thikë një 26-vjeçar në Durrës

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari në qytetin e Durrësit.

15.03.2026. 15:19

Plagoset me thikë një 26-vjeçar në Durrës

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet R. K., rreth 26 vjeç, ka mbërritur në spital i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me disa dëmtime fizike në trup, të marra gjatë një konflikti me një person tjetër.

Mjekët bëjnë me dije se 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e tyre dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili gjatë përplasjes dyshohet se e ka plagosur me thikë në këmbë dhe i ka shkaktuar edhe dëmtime të tjera fizike.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)