Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” dhe kanë vjedhur.
Sipas burimeve paraprake, autorët dyshohet se kanë marrë disa kompjuterë nga ambientet e shkollës. Gjithashtu, bëhet me dije se ata mund të kenë prekur edhe regjistrat e institucionit, një element që mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë motivin e kësaj ngjarjeje.
Vjedhja është konstatuar këtë të diel, ndërsa pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndërkohë, policia është njoftuar dhe pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)