Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të dielë seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një masë më të butë sigurie. Pas rreth dy orësh seancë, togat e zeza rrëzuan kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e “arrestit me burg”.
Veliaj u transportua drejt Tiranës mëngjesin e sotëm, duke lënë për pak orë paraburgimin e Durrësit, aty ku qëndron prej 10 shkurtit të vitit të kaluar. Përveç tij në sallën e gjyqit ishin të pranishëm prokurori i çështjes, Ols Dado dhe ish-kreu i SPAK, Altin Dumani.
Sipas kërkesës së Veliajt, zëvendësimi i masës së sigurisë që kryebashkiaku synonte duhej të realizohej, pasi nuk ka rrezik për prishjen e provave, sepse çështja tashmë ka kaluar në gjykatë.
SPAK mbylli hetimet ndaj Erion Veliajt më 10 shtator 2025 dhe dërgoi për gjykim kryebashkiakun e Tiranës, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera të përfshirë në dosje. Ndaj Veliajt rëndojë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)