“Furgoni u vonua”, dështimi i seancës paraprake, Veliaj përplaset me Drejtorinë e Burgjeve

Shtyrja e seancës paraprake nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ka përplasur këtë të fundit me Drejtorinë e Burgjeve. Veliaj pretendon se furgoni që do të kryente transportimin e tij drejt GJKKO është paraqitur në paraburgimin e Durrësit 5 minuta para se të niste seanca.

05.01.2026. 13:16

“Furgoni u vonua”, dështimi i seancës paraprake, Veliaj përplaset me Drejtorinë e Burgjeve

Shtyrja e seancës paraprake nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ka përplasur këtë të fundit me Drejtorinë e Burgjeve. Fillimisht u raportuar se shtyrja e seancës për më 19 janar ndodhi për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për Veliajn, si dhe mos shoqërimi i tij nga IVEP Durrës drejt GJKKO-së.

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës ngritën pretendimin se Veliaj nuk ka refuzuar pjesëmarrjen në seancën gjyqësore. Sipas tyre shkak i mungesës së tij në sallën e gjyqit u bë moskoordinimi nga Drejtoria e Burgjeve për të mundësuar shoqërimin e tij drejt Tiranës. Sipas avokatëve furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është paraqitur në paraburgimin e Durrësit në orën 08:55 ndërkohë që seanca niste në orën 09:00.

Këto pretendime të ngritura nga pala mbrojtëse në rastin Veliaj, kanë sjellë edhe reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Ky institucion sqaron se automjeti që do të kryente shoqërimin e kryebashkiakut të Tiranës ka qenë në kohë në paraburgimin e Durrësit, por ka qenë Veliaj ai që ka refuzuar të dalë për të realizuar procedurën.

“Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)