Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tomor Dosti.
I lindur në Gjirokastër në vitin 1930, Tomor Dosti ishte biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Në vitin 1991 me rënien e regjimit komunist, ai iu bashkua Partisë Demokratike, duke kontribuar me përvojën dhe kredibilitetin e tij politik e familjar, veçanërisht në jug të vendit.
Në vitet e para të pluralizmit, Dosti ishte ndër figurat që ndihmuan në konsolidimin e profilit të djathtë të partisë së re, së bashku me Pjetër Arbnori, Leka Tota, Uran Butka, Ajet Rusi dhe vëllain e tij, Lekën.
Tomor Dosti u zgjodh dy herë deputet në legjislaturat 1991–1996 dhe mbajti gjithashtu detyrën e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 1998 ai u tërhoq nga politika aktive.
Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej figurave të hershme të së djathtës shqiptare në vitet e para të tranzicionit politik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)