Në kërkim për trafik narkotikësh në Itali, kapet në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35 vjeçar të kërkuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

04.02.2026. 11:07

Në kërkim për trafik narkotikësh në Itali, kapet në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 35 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.

35-vjeçari A.S. u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë në rrugën “Dritan Hoxha”, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve ligjzbatuese të dy vendeve.

Për këtë shtetas gjykata e Peruxhias kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy veprat penale të sipërpërmendura.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)