Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, kapen 4 shtetase kineze

Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet prostitucioni gjatë së cilit u arrestuan 4 shtetase kineze dhe u proceduan 4 shqiptarë.

09.04.2026. 17:25

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, kapen 4 shtetase kineze

Katër shtetase kineze janë arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Storm 17” pasi akuzohen për veprat penale të prostitucionit dhe shpërndarje të materialeve për prostitucion.

Këto shtetase kishin marrë me qira dy ambiente në Golem dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Po ashtu, u proceduan penalisht për prostitucion dhe 4 shtetas, nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Si prova materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)