Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë mes kreut të grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Gjithçka ka nisur teksa Ibrahimaj ndërhynte teksa në foltoren e Kuvendit po fliste deputetja demokrate Jorida Tabaku.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bardhit i cili i ka kërkuar asaj që të mos fliste pas krahëve, teksa e ka akuzuar si të korruptuar pasi ka dhënë fonde për familjarët e saj.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu i tërhoqi më pas vëmendjen Bardhit duke i kërkuar të mos flasë nga vendi.
“Mbyll gojën, se nuk të ndërpreu kush. Po flet kolegia. Dil e jep llogari aty për pasuritë. E korruptuar. Dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit tënd. Dil jep llogari. E korruptuar”, u shpreh Bardhi.
Ndërkohë që Ibrahimaj, i tha thjesht “Mos guxo”.
Seanca e Kuvendit u shoqërua që në nisje me debate, me opozitën që akuzoi mazhorancën dhe kreun e parlamentit se po refuzon kërkesat për komisione hetimore dhe interpelancat për problematika të ndryshme që shqetësojnë qytetarët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)