Kërkohej për një plagosje në Tiranë, kapet pas dy muajsh autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person që ishte shpallur në kërkim dy muaj më parë për plagosje me thikë.

08.02.2026. 12:48

Kërkohej për një plagosje në Tiranë, kapet pas dy muajsh autori

Në komunikatën e saj ditore, policia e Tiranës informon se ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje me thikë.

I arrestuari është shtetasi G.I. i cili prej datës 1 të muajit dhjetor kërkohej nga blutë e kryeqytetit për një ngjarje ku mbeti i plagosur me thikë një shtetas.

Gjatë kontrollit në banesën e 30 vjeçarit, policia sekuestroi dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, në komunikatë mësohet se gjatë 24 orëve janë ndaluar dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)