Avokati Kujtim Cakrani, i cili është i njohur si përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta është dhunuar këtë të dielë, në një sherr të ndodhur në një pikë karburanti, në qytetin e Vlorës.
Mësohet se Cakrani është goditur nga persona ende të paidentifikuar, rreth orës 13:30. Sipas dëshmisë së tij, rezulton se dy persona të panjohur e kanë sulmuar në momentin që po furnizonte makinën me karburant në hyrje të Vlorës.
Cakrani ka rrëfyer për mediat nga shtrati i spitalit se pasi është ofenduar dhe sharë, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe po ashtu është goditur me një mjet prerës pas koke.
“Ishin dy çuna me një makinë dhe pasi më provokuan më dhunuan fizikisht. Unë nuk i njoh ata. Më goditën pas kokë. Unë nuk i pashë. Me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi. Erdhën aty provokuan dhe më pas nisën me fjalë fyese. Ka qenë me mjet prerës pas koke sepse unë isha ulur në makinë në vend të parë. Njëri nga dritarja po më ofendonte. Nisën , jo pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë e keqe e komunikimit. Nuk di të them më shumë. Unë nuk i njoh”, ka rrëfyer Kujtim Cakrani.
Raportohet se avokati ka pësuar një frakturë në pjesën e pasme të kokës dhe tashmë gjendja e tij është stabile, teksa mjekët në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërhynë me urgjencë për ta trajtuar me ndihmë të specializuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)