Tiranë, arrestohen dy vajza nga Kazakistani për prostitucion të paligjshëm

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase nga Kazakistani, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira. Sipas policisë janë proceduar dhe dy shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

19.02.2026. 09:21

NJOFTIMI I PLOTE

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.

Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 celularë.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 5″.  

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”. 

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)