Policia e Tiranës ka arrestuar 18 persona, mes të cilëve tre të mitur si pjesë e “grupit të zjarrit” në protestën e katërt kombëtare të Partisë Demokratike, që paralizoi mbrëmjen e djeshme Tiranën, pasi molotovi dhe gazi lotsjellës u bënë kryefjalë e përplasjes mes qytetarëve dhe policisë.
Sipas Bluve të kryeqytetit janë proceduar po ashtu 28 persona të tjerë, të cilët u angazhuan po ashtu për të hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta gjatë tubimit të opozitës, ndërsa shumë prej tyre kanë kundërshtuar edhe forcat e policisë.
Në një video të postuar në Facebook, policia ka zbuluar se në çantat e të arrestuarve ka gjetur shishe molotovi, mjete piroteknike dhe kapuça për tu maskuar. Në total janë sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur. Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë”, njofton policia.
Po ashtu policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Ditën e djeshme kërkesa e Klevis Balliut në emër të PD-së, për leje për organizimin e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u refuzua nga policia, nën argumentin se tubimet e mëparshme ishin karkaterizur nga dhuna e paprecedentë dhe sulmet me molotov ndaj efektivëve që kishin për detyrë ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Tubimi, i thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përkoi me përkujtimin e 20 shkurtit, datë simbolike e rrëzimit të bustit të Enver Hoxha.
Që në orët e pasdites, protestuesit nisën të grumbulloheshin para Kryeministrisë. Lideri i opozitës, Sali Berisha, mbërriti në këmbë nga selia e PD-së, i shoqëruar nga mbështetës. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe paralajmëroi se “vjedhja e qytetarëve do të shpallet krim i rëndë”. Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, situata u përshkallëzua, në drejtim të godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike.
Forcat e rendit reaguan me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, epiqendra e përplasjeve gjatë tubimit të djeshëm u bë ura në Rrugën e Elbasanit, e cila ndal selinë e Partisë Demokratike nga godina e Parlamentit. Policia krijoi në këtë pikë një kordon me efektivë dhe makina ujëhedhëse, për të parandaluar avancimin e protestuesve, të cilëve këtë herë me maskën kundrgas në fytyrë, vetë lideri i opozitës, Sali Berisha.
Gazi lotsjellës i policisë nuk kurseu as selinë blu dhe Xhaminë e Namazgjasë, ku në atë kohë qindra besimtarë po falnin Namazin e teravive, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe mbetën të ngujuar brenda objektit të kultit.
Berisha e cilësoi ngjarjen “krim të shëmtuar”, duke deklaruar se besimtarët myslimanë u prekën gjatë faljes pas iftarit. Reagime të forta pati edhe nga drejtues të tjerë të opozitës. Gazment Bardhi e quajti incidentin “akt të rëndë dhe të papranueshëm”, duke e lidhur me cenimin e lirisë së besimit.
Gjatë mbrëmjes u raportuan disa protestues të lënduar, disa prej të cilëve u transportuan në spital pasi kishin humbur ndjenjat.
PROTESTUESIT E ARRESTUAR:
Alvaro Karrata
Dionis Gremi
Abdulla Isha
Vilson Isha
Egli Xhaferi
Krenar Nela
Riza Isenlikaj
Edvin Cato
Robert Patuçi
Marsel Kuçi
Agim Deda
Kujtim Kothi
Fatmir Dodaj
Bledar Bivja
Ardian Deda
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)