Specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., banues në fshatin Mashkullorë, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
A. Ç. dyshohet se për motive pronësie qëlloi dhe plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, po ashtu banues në Mashkullorë.
I plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit, policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, dy kallëpe tritoli, dy granata dore dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale kanë kaluar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)