Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për disa krime të rënda.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 83”, është arrestuar shtetasi S.H. 34 vjeç i shpallur në kërkim nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Gjykata e Milanos kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas.
Interpol Tirana ka nisur kontaktet me homologët italianë për nisjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë e këtij vendi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)