Kapen dy rumunet në Fier, ushtronin prostitucion në një shtëpi me qira

Dy shtetase rumune janë arrestuar në Fier nën akuzën e prostitucionit. Vajzat kishin marrë me qira një banesë ku ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.

10.03.2026. 16:55

Kapen dy rumunet në Fier, ushtronin prostitucion në një shtëpi me qira

Dy shtetase nga Rumania janë arrestuar në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.

Në kuadër të operacionit “Transit” janë vënë në pranga I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani. Hetimet kanë zbuluar se ato kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, një automjet si dhe 5 telefona celularë.

Në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy shtetas, një banues në Divjakë dhe një në Fier, të cilët dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera me metoda speciale nga strukturat e hetimit të trafiqeve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)